City hap thesin, gati oferta për talentin që po çmend Evropën

schedule18:36 - 17 Tetor, 2019

schedule 18:36 - 17 Tetor, 2019

Manchester City ka zgjedhur sulmuesin e ardhshëm. “Cityzens” po minitorojnë prej kohësh Erling Haaland, sulmuesin 19-vjeçar të Redbull Salzburg. Norvegjezi po konfirmohet një surprizë e bukur dhe deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 18 gola mes kampionatit, kupës dhe Champions League.

Për lojtarin e talentuar interesohen Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United, por kampionët e Anglisë kanë hedhur hapin e parë. The Sun raporton se City ka gati 50 milionë sterlina për shërbimet e sulmuesit nordik.

Haaland duke festuar një gol kundër Liverpoolit në Champions League

Guardiola e pëlqen shumë Haaland dhe drejtuesit e klubit anglez shpresojnë që të marrin një përgjigje pozitive nga kampionët e Austrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!