City e bën “sefte” këtë merkato vere, “qytetarët” sjellin Mateo Kovacic në “Etihad”

schedule11:43 - 21 Qershor, 2023

schedule 11:43 - 21 Qershor, 2023

Pas disa javësh “të nxehta” negociatash mes “bluve” të Chelsea dhe “qytetarëve” të Manchester City, për transferimin e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic në “Etihad”, ditën e sotme ka ardhur nënshkrimi mes lojtarit dhe klubit të tij të ri.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, marrëveshja është finalizuar ditën e sotme, me “qytetarët” e Manchester City, që i kanë ofruar “bluve” plot 30 milionë paund, për 29-vjeçarin.

Përsa i përket nënshkrimit zyrtar të lojtarit, kjo do të ndodhë vetëm pas përfundimit të testeve mjekësore, ndërsa kontrata mes klubit të ri dhe lojtarit është pranuar prej kohësh nga të dyja palët.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë këtij sezoni, Kovacic ka zhvilluar plot 37 përballje për “blutë” e londrës, teksa ka arritur të shënojë vetëm 2 herë e të dhurojë vetëm 2 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!