Pasi arritën të siguronin “tripletën” historike, “qytetarët” e Manchester City tashmë i janë futur me “kokë” merkatos së verës dhe mesa duket ditën e sotme kanë arritur të afrojnë dhe lojtarin e parë për sezonin e ardhshëm.
Sipas, raportimeve më të fundit nga prestigjiozja “ESPN”, “qytetarët” e Pep Guardiola janë shumë afër transferimit në “Etihad” të mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, me kampionët e 3-fishtë që kanë derdhur plot 40 milionë euro në “arkat” e bluve të Chelsea për shërbimet e “yllit” të mesfushës.
Ndërkaq, kujtjomë se Kovacic prej 5 sezonesh është pjesë e skuadrës së Chelsea, ku sezonin që sapo lamë pas zbriti në fushë plot 37 herë duke arritur të regjistrojë 2 gola e 2 asistime në të gjitha paraqitjet. /i.m /abcnews.al