City e Atletico Madrid ngecin, E. Frankfurt feston me “poker” ndaj Leipzig

schedule20:32 - 3 Shtator, 2022

schedule 20:32 - 3 Shtator, 2022

Aston Villa është bërë ekipi i dytë që ndalon kampionët e Manchester City, pas Newcastle. Takimi i sotëm përfundoi në barazim 1-1.

“Qytetarët” shënuan të parët me anë të Haaland, i cili shkoi në kuotën e 10 golave pas gjashtë ndeshjeve. Gjithsesi nuk mjaftoi për skuadrën e tij.

Bailey ishte ai që vendosi baraspeshën, ndërkohë do të ketë polemika për një gol të Coutinho, shënuar pasi ishte dhënë një pozicion jashtë loje i dyshimte.

Po 1-1 përfundoi edhe takimi mes Sociedad dhe Atletico Madrid. Madrilenët shënuan me Moratën, por Sadiq shmangu humbjen për baskët. Në Gjermani nuk fali Eintracht Frankfurt, që mundi 4-0 Leipzig.

ASTON VILLA-MAN.CITY 1-1
BAILEY 74’ / HAALAND 50’

SOCIEDAD-ATL.MADRID 1-1
SADIQ 55’ / MORATA 5’

FRANKFURT-LEIPZIG 4-0
KAMADA 16’, RODE 22’, TUTA 67’, BORRE 84’ (PEN)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!