“Cirku Fluturues” i Kosovës, Fatos Berisha: Në teatër dhe kinema ka pak ndryshime nga koha e luftës

schedule21:10 - 12 Tetor, 2020

schedule 21:10 - 12 Tetor, 2020

“Cirku Fluturues” i regjisorit nga Kosova, Fatos Berisha çeli edicionin e shtatë të Festivalit Ndërkombëtar “Dea Open Air”.

Filmi pasqyron gjendjen e vështirë me të cilën ishte përballur teatri në Kosovë gjatë viteve ’90, pas masave të dhunshme të autoriteteve serbe mbi institucionet kulturore. Por sipas Fatos Berishës, as pas 30 vitesh , nuk ka ndryshuar shumë në teatër e kinema mes dy vendeve.

 “Ngjarjet e këtij filmi realisht ndodhin në vitet ’90, por disa gjëra fatkeqësisht nuk kanë ndryshuar fort. Arti dhe kultura, teatri dhe filmi, nuk janë në gjendjen më të mirë…”

Berisha atë aventurë e përjetoi edhe vetë asokohe, ndaj  ky film vjen edhe si homazh Vangjush Furrxhiun, aktori I cili organizonte asokohe festivali, i cili mirëpriti edhe aktoret e rinj kosovarë.

“Cirku Fluturues” është një projekt, që bën bashkë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria në ngjarjet e tij.  Aktori Afrim Muçaj, e krahason kohen e pandemisë me luftën megjithëse  teatri i Kosovës i është rikthyer skenës dhe dhënies së shfaqjeve për publikun.

Producentja Vjosa Berisha thotë se filmat shqiptarë mbushin kinematë plot në Kosovë. Filmi është një bashkëprodhim, Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!