Asnjë i infektuar te Partizani. Edhe Erald Çinari e kaluar koronavirusin dhe është klubi i kuq që e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale.
“FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen, duke dalë negativ”, njofton Partizani.
Më parë kishin bërë testet e dyta edhe futbollistët Deian Boldor, Besnik Ferati, Kristi Kote dhe Esat Mala. Të katërt kanë rezultuar negative dhe tashmë te Partizani nuk ka asnjë futbollist të infektuar me Covid-19. / abcnews.al