Cili është filmi shumë i ndjekur, që po sfidon ‘Barbie’ në Kinë?

schedule12:48 - 13 Gusht, 2023

schedule 12:48 - 13 Gusht, 2023

Është padyshim filmi i verës, i shitur miliona jo vetëm në kinema, por edhe jashtë tyre. Barbie ka shkaktuar një furi në mesin e fanatikëve të kukullave rozë në mbarë botën.

Por befas, nga ku askush nuk e priste, u gjet një film që e kapërceu në Kinë. Protagonisti, idhulli i mijëra femrave në mbarë botën, Jason Statham, i cili si Keni “tjetër” zgjoi interesin e kujdo. “Meg2: The Trench”, vazhdimi i “The Meg” të vitit 2018, një film për peshkaqenë gjigantë vrasës, po dominon arkat në Kinë, falë ndihmës së qeverisë kineze.

Shitjet arritën në 53.3 milionë dollarë në fundjavën debutuese të filmit në Kinë, 77% më të larta se në tregun amerikan, sipas IMBD.

“Barbie” fitoi vetëm 8 milionë dollarë në Kinë, duke e mbyllur fundjavën në vendin e pestë në arkë.

Shitjet “e vakëta” të Barbie ndjekin një trend të filmave të Hollivudit që fitojnë shumë më pak në Kinë sesa dikur.

Të verbërit

Në këtë histori protagonistët janë peshkaqenët. Në “Meg 2: The Trench”, ata notojnë me shpejtësi të madhe dhe sulmojnë varkat, urat, nëndetëset, turistët, mercenarët dhe shkencëtarët, siç raportohet nga faqja e internetit austinchronicle. I vetmi ndryshim midis peshkaqenëve të Meg 2 dhe atyre të çdo filmi tjetër është se ata janë si peshkaqeni i lashtë i dhëmbëve të mëdhenj, një specie që është zhdukur për 3.6 milionë vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!