Kryeministri Rama nuk ka pranuar të zbulojë 3 emrat që ai propozoi në zarf për emrin e Presidentit të ri.
Por para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë Rama tha: Është e sigurt që nuk vijnë nga bota e përtejme.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill.
Në sallën e mbledhjes së Grupit Parlamentar ishte vendosur dhe një kuti votimi, ku secili prej tyre bëri propozimin.
Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri./abcnews.al/