Cilësia mbresëlënëse e vajit të ullirit që shumë nuk e dinë

schedule22:36 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 22:36 - 21 Dhjetor, 2020

Përfitimet e vajit të ullirit janë të shumta dhe të rëndësishme për shëndetin tonë ndërsa sa herë që bëjmë kërkimet zbulojmë veti të reja që nuk i imagjinonim.

Njëra prej tyre ka të bëjë me oreksin tonë për ushqim. Çfarë do të thotë kjo?

Më konkretisht, një studim tregoi se vajrat “bimorë” dhe veçanërisht vaji i ullirit mund të rregullojnë ndjenjën e urisë pas konsumimit të tyre. Ekipet laboratorike nga universitetet e Mynihut dhe Vjenës studiuan katër yndyrna dhe vajra të ndryshëm të ngrënshëm: yndyrë, vaj kikiriku dhe vaj ulliri.

Për një periudhë prej tre muajsh, pjesëmarrësit në studim hëngrën 500gr kos me pak yndyrë, i cili ishte i pasuruar me një nga yndyrat ose vajrat e mësipërm në bazë ditore, si një shtesë e dietës së tyre normale.

Studiuesit zbuluan se marrja totale ditore e grupit që konsumonte vaj ulliri mbeti e njëjtë, ndërsa grupi tjetër konsumoi 176 kalori më shumë në ditë, edhe pse të dy llojet e ndryshme të kosit kishin të njëjtat kalori. Gjithashtu u theksua se grupi që konsumoi kos me përbërjet aromatike të vajit të ullirit e adoptoi këtë zakon dietik në dietën ditore, ndërsa grupi që konsumoi kos të plotë nuk vazhdoi ta konsumonte pas përfundimit të hulumtimit. Për më tepër, grupi që konsumonte kos të plotë kishte një përqendrim më të ulët të hormonit serotonin në gjak. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!