Cilësia e karburantëve, Balluku: Tolerancë zero ndaj të gjithë subjekteve

schedule15:29 - 12 Gusht, 2019

schedule 15:29 - 12 Gusht, 2019

Kontrollet e institucioneve shtetërore do të përqendrohen jo vetëm për të luftuar evazionin fiskal, por dhe tek cilësia  e produktit që tregtohet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku paralajmëroi mbyllje të aktivitetit të subjekteve që kapen me shkelje, qofshin pika të mëdha apo pika fundore.

Për tregtuesit, prodhuesit dhe eksportuesit e hidrokarbureve ky është apeli i fundit.

Pikat e karburanteve do të jenë nën lupën e institucioneve shtetërore jo vetëm për lëshimin e kuponëve tatimor, por dhe për cilësinë e produktit që ato ofrojnë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku doli në këtë konferencë për shtyp për të thënë se qeveria i ka të qarta llojet e aksioneve informale që sektori i hidrokarbureve kryen në treg.

Paralelisht ministria po heton nëse bëhet fjalë për raste sporadike apo mes subjekteve të mëdha dhe pikave fundore bashkëpunohet në kurriz të konsumatorit.

Mbi shkelësit e ligjit paralajmëroi Balluku do të veprojnë masat më të ashpra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vuri në dukje mungesën e kapaciteteve monitoruese në sektorin e hidrokarbureve ndërsa paralajmëroi reformim të Inspektoritatit Shtetëror Teknik Industrial.

Këtij institucioni pritet ti shtohen 130 inspektorë ndërkohë që brenda tetorit në Porto-Romano do të ngrihet laboratori i ri i ISHTI-t në Porto Romano./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!