Edhe pse aksionet e policisë rrugore kryesisht në fundjavë ndëshkojnë me qindra drejtues mjeti, përsëri numri i aksidenteve me pasojë vdekjen vijon të jetë i lartë. Në tre akse automobilistike, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Milot janë regjistruar më shumë se 20 viktima në 3 muajt e fundit.
Të drejtosh një automjetin por, edhe të jesh këmbësor po kthehet gjithnjë e më sfiduese për qytetarët. I tillë ishte edhe rasti i një të moshuare që u përplas në orët e para të mëngjesit të së martës, në rrugën 4 Dëshmorët, pranë “Kopshtit Botanik”.
Kohët e fundit në atë aks rrugor, i cili vijon drejt nga mbikalimi të Saukut është kthyer në problematik për policinë pasi janë shënuar aksidentet të rënda me pasojë vdekjen.
Sipas INSTAT, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve fatale janë vetë drejtuesit e automjeteve. Por, në përkeqësimin e situatës ndikim kanë edhe këmbësorët.
Për këtë arsye u ashpërsua në 2016 edhe Kodi Rrugor. Sipas nenit 189, pika 2 këmbësorët u ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve kur ato ekzistojnë dhe gjoba varion nga 500 deri në 2000 lekë. Islam Qibini, specialisti i sigurisë Rrugore, pohon se kjo masë administrative nuk është vënë asnjëherë në zbatim nga efektivët blu.
Numri më i lartë i aksidenteve me vdekje kanë ndodhur në këto tre akse rrugore. Policia rrugore duhet të angazhojë ekspertët e saj më të mirë në zonat ku ka përsëritje të aksidenteve fatale.
Gjatë muajve shtator-tetor 2019 u shënuan 42 aksidente me vdekje. 17 me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. I lartë është trendi i aksidenteve fatale edhe për nëntorin ku raportohen 13 aksidenteve me pasojë vdekje në 18 ditë./abcnews.al