Studiuesi dhe koleksionisti, Jaho Brahaj ka deklaruar se nuk ka lindur Cikli i Kreshnikëve kur kanë ardhur sllavët.
I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka marrë shembuj, të cilat vërtetojnë këtë teori.
Sakaq, Brahaj ka theksuar se Cikli i Kreshnikëve është pagan, por fillimet i ka pasur para krishtërimit.
“Nuk ka lindur Cikli i Kreshnikëve kur na kanë ardhur sllavët. Futemi te martesa e Halilit, i thonë ato që pse nuk martohesh dhe ai thotë që do të martohet. Ka atë fuqinë njerëzore si hero që është, i bën një lutje motit dhe niset për të gjetur atë vajzën që dikur e kishte takuar për marrë dhe për ta bërë nuse. Shkon në Tunë dhe domethënë deri në Tunë ishin të gjithë të etnisë së Halilit.
Po të futemi te këto këngët kryesore, elementare, themelore të Ciklit të Kreshnikëve, Cikli i Kreshnikëve na del para erës së re ose mandej. Është dhe një element që nuk të lë të lëvizësh shumë. Cikli i Kreshnikëve është dhe një pasuri shumë e madhe pagane. Kemi dhe krishtërimin. A mund të lindte pasi krishtërimi është konsoliduar? A mund të lindte dhe një pasuri e ndryshme, që ishte krejtësisht e pastër, që ishte 90 karatëshe pagane. Merita më e madhe ka qene e popullit tonë, se themi pagane. E vërteta është
Cikli i Kreshnikëve ka bërë një jetë është brenda popullësisë krishtero-muslimane”, u shpreh studiuesi./abcnews.al