Cikalleshi tjetër nivel këtë sezon, zgjidhet në 11-shen më të mirë në Turqi

schedule09:58 - 25 Gusht, 2021

schedule 09:58 - 25 Gusht, 2021

Sokol Cikalleshi është padyshim sulmuesi shqiptar më në formë. Në dy javët e para të kampionatit turk ai ka arritur të shënojë gola me shumë peshë për Konyaspor.

Kavajasi ishte protagonist së bashku me Çekiçin në ndeshjen e fundit ndaj Basaksehir, duke e përmbysur me golat e tyre dhe i dhënë tre pikë me shumë vlerë skuadrës së tyre.

Më shumë në sy natyrshëm ka rënë Cikalleshi. Futbolarena, një nga mediet më të njohura në Turqi për sportin e ka futur Cikalleshin në 11-shen më të mirë të javës. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FutbolArena (@futbolarena)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!