Të takohesh në Afrikë me atë që do të jetë shoku yt i jetës, ju ndodh pak njerëzve. Sërish pak njerëzve iu ndodh që të kalojnë sprova të mëdha për të jetuar atë që zemra ju urdhëron. Elias Mazloum dhe Armida Alikaj janë protagonistët e një historie të tillë. Ata treguan në ‘Abc e Pasdites’ kalvarin e gjatë që kaluan për të realizuar dasmën e tyre.
“I thashë që duhet të vish në Shqipëri të më kërkosh dorën. Në këtë mënyrë ata u takuan në Morinë, sepse vizat për në Shqipëri nuk mund të vinin familjarët e Elias për shkak se nuk kishtë viza për në vendin tonë”, tregoi Armida.
Ajo po ashtu tregoi si gabimi i një shqiptareje në aeroport me sinjalin e alarmit, ngriti gjithë policinë në këmbë dhe I ndaluan hyrjen në Libanin, vizitë e planifikuar për takimet e familjarëve.
Elias i rrefeu Ermalit, se kishte shumë pak informacion për vendin tonë, madje motra e tij e vogël kur lexonte median online pyestë nëse Shqipëria ishte plot me mafia.
Ndër të tjera ato treguan se planet për një dasmë u bënë disa herë dhe nuk mundën të realizonin një dasmë në Liban dhe Shqipëri. Të dy vendosën që të shkojnë në Afrikë për punë, edhe aty kaluan një tjetër peripeci, një uragan natyror dhe për 40 ditë ishin pa drita. Menjëherë pas kësaj ngjarje Elias merr vendimin për të bërë dasmë të nesërmen. Kështu ata e relizuan ceremoninë brenda 24 orëve.
Ermali e pyet Elias se sa ngjashmëri ka mes shqiptarëve dhe libanezëve. Ai tregoi se ka shumë ngjashmëri duke filluar mënyra si bëhen ritualet e dasmës (kërkimi i dorës së vajzës, takimet me familjarët) deri tek ahengu./abcnews.al

