Çifti shqiptar kërkohet nga të huajtë, pagesat dhe blofi i ndjekësve të blerë. Si ja bëjnë me xhelozinë?

schedule18:01 - 13 Maj, 2021

schedule 18:01 - 13 Maj, 2021

Olta Shega dhe Andi Baraj këtë të enjte ishin të pranishëm në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku treguan “sekretet” e të qënit bloger dhe ambasador për shumë marka ndërkombëtare.

Gjatë intervistës në studio ata theksuan se preferojnë të punojnë kryesisht me markat e huaja, por kërkon përkushtim sepse ata kanë rregulla strikte në momentin që lidhin kontratën e bashkëpunimit, duke fillur më ndriçimin, përmasat e fotos. Në këtë mënyrë sipas tyre është e domosdoshme një ekip i përbërë nga fotografi, montazhieri.

“Ka brand që i pëlqen kualiteti, kontenti dhe e ka të specifikuar në kontratë që kam nevojë për shooting apo edhe kërkesa më specifike”, tha Andi. Ndërkohë Olta shtoi se “Përmasat e fotove duhet të jenë strikte”.

Pyetjes së Ermalit për pasjen e shumë blogereve në tregun shqiptar, Olta iu përgjigj duke thënë se kjo nuk është problem fare. Sipas saj, të vetmen gjë që duhet të rregullojnë blogeret në Shqipëri është bërja e fotove vetëm me aparat.  Sa paguhet çifti shqiptar për punët e tyre si bloger apo ambassador të markave të huaja?

“Me 10K ndjekës ti duhet të paguhesh minimum 150 dollarë për një post në feed. Por ka brande me buxhet marketing të lartë që me të vërtetë ti je me 10K por mund të paguhesh edhe 300-400 dollare. Ndërsa blogeret e huaja me 500K e sipër paguhen me të vërtetë shumë”, tha Olta.

Olta shtoi se sado që të blesh followers, like me brand-in që do bashkëpunosh nuk është “budalla” sa të mos të ketë programet e veta për të verifikuar.

Ermali i pyet se sa xheloz mund të jenë me njeri tjetrin duke qenë se kanë shumë ndjekës dhe janë të ekspozuar ndaj çdo komenti apo mesazhi.  Të dy nënvizuan se janë shumë xheloz, por janë bashkë prej shumë vitesh duke qenë prindër edhe të dy fëmijëve. Olta dhe Andi theksuan se janë të mendimit që edhe fëmijët e tyre të kenë një llogari në Instagram të hapur pasi është diçka që duhet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!