Çifti Meta kërkon lirinë/ Të martën, ish presidenti dhe ish gruaja në apel

schedule15:32 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:32 - 18 Nëntor, 2024

Ditën e martë në orën 10:00 pritet të mbahet seanca e radhës për çiftin Meta,  pasi të dy kanë ankimuar masat e sigurisë. Ilir Meta është me masë sigurie arrest në burg, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje.

Kështu, sipas gazetarit Ermal Vija, seanca në Apel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është caktuar në datë 19 Nëntor në orën 10:00.

Kujtojmë që gjatë kësaj të hëne, Kryemadhi është paraqitur në SPAK, e shoqëruar me njërën prej vajzave të saj. Ajo ka deklaruar jashtë kamerave se do të tërheqë një dosje në ngarkim të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!