Në ditët e fundit po flitet shumë për një kalim të mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek, tek Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e holandezit dhe marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim.
Interesant është fakti se 23-vjeçari është në një lidhje dashurie me vajzën e legjendës së Arsenalit, Dennis Bergkamp.
Estelle e cila është një vit më e madhe se Donny ka lindur në Londër aty ku babai i saj qëndroi për 11 vite dhe fitoi tre herë Premier Leaguen. Çifti është takuar në Amsterdam verën e kaluar dhe marrëdhënia e tyre është shumë e mirë. /abcnews.al



