Doli “bllof” te United, Barça kërkon në janar “tulipanin” e mesfushës

schedule16:56 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 16:56 - 6 Dhjetor, 2023

“Fantazisti” holandez, Donny van de Beek u transferua me shumë bujë, gjatë verës së vitti 2019, nga “Harkëtarët” e Ajax, drejt “Djajve të Kuq” të Manchester United, me këta të fundit, që derdhën plot 39 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” holandezë, mirëpo gjithçka shkoi ters për të, në Premier League.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka hyrë në sezonin e tij të katërt dhe në stol është ish-tekniku i tij, Erik ten Hag, sërish “tulipani” i mesfushës nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij, në fushën e blertë, teksa ka arritur të luajë vetëm pak minuta, në dy ndeshje këtë sezon, një në Premier League e një në EFL Cup e për këtë aryse e ardhmja e holandezit shihet larg “Old Trafford”.

“Fantazisti” 26-vjeçar është në “radarët” e “katalanasve” të Barcelona, të cilët përveç se e ndjekin prej kohësh “tulipanin”, tashmë me spanjollin Gavi të dëmtuar e shohin të nevojshme nevojën e një mesfushori të ri dhe për drejtuesit “blaugrana” opsioni më i mirë është “riformimi” i dyshes Van de Beek-Frenkie de Jong, dyshe e cila nën drejtimin e teknikut, Ten Hag dërgoi Ajax deri në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, në sezonin 2018-2019. /i.m /abcnews.al