Çifti i bën dhomë personale maceve: Janë si fëmijët për ne, kanë dhe një krevat dopio të madh

schedule14:52 - 2 Mars, 2023

schedule 14:52 - 2 Mars, 2023

Çifti i ri, Hannah Whitmore dhe Tommy Taylor Taylor nga Britania e Madhe kanë adaptuar dy mace, të cilat i trajtojnë si fëmijë.

Ato kanë dhomën e tyre të gjumit, të cilën Hannah dhe Tommy e kanë mobiluar me një krevat dopio, shtretër macesh dhe shumë lodra.

Hannah zbuloi se ajo shpenzoi 300 £ për të dekoruar dhomën e përsosur të gjumit dhe 100 £ të tjera çdo muaj për t’u kujdesur për to.

“Macet kanë lodra të panumërta. Unë u bëj atyre një tortë për ditëlindjet e tyre dhe marrin dhurata sezonale, si çorape të Krishtlindjeve dhe vezë të Pashkëve,” tha Hannah.

“Nëse shkojmë në një shtëpi më të madhe kur të kemi fëmijë, dhoma për to do të duhet të jetë dy herë më e madhe”, ka shtuar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!