Çifti amerikan i martuar prej 53 vitesh, humbasin jetën nga Covid-19 të kapur dorë për dore

schedule08:55 - 2 Korrik, 2020

schedule 08:55 - 2 Korrik, 2020

Koronavirusi nuk i ndau dot. Kjo është historia e çifit  Betty dhe Curtis të cilët vdiqën nga Covid-19 vetëm një orë pas njeri-tjetrit. Ata rezultuan pozitivë më Covid në të njejtën kohë por  vetëm momentet e fundit ata arritën t’i kalonin pranë njeri-tjetrit.

Tarpleys, kanë qënë në të njëjtën shkollë të mesme në Illinois, u takuan dhe u dashuruan në Kaliforni, dhe patën dy fëmijë. Më 18 qershor, pas 53 vitesh martese, ata vdiqën në një spital të Teksasit. Ajo 80 vjeç, ai 79 vjeç, u shtruan në spital përkatësisht në datat 9 dhe 11 qershor. Gjendja e bashkëshortit  nuk ishte dhe aq kritike kështu që infermierët gjetën mënyrën për ta dërguar  çdo ditë  70-vjeçarin në dhomën ku ishte shtruar bashkëshortja për ta parë atë.

“Unë jam gati të largohem nga kjo jetë, ka ardhur koha për mua”, kështu Betty përgatiti fëmijët për vdekjen e saj me ane të një telefonatë, thotë Tim Tarpley për CNN .

Kur  gjendja u përkeqësua për Curtis, stafi i spitalit vendosi t’i bashkojë ata për herë të fundit. Curtis ishte shumë i dobët por ai arriti ta njihte atë.

Ata u shtruan në spital në muajin mars.  Nuk dihet ende se ku çifti u infektua me Covid, por vdekja me ta u tregua  e mirë, vdiqën pranë njeri-tjetrit të kapur dorë për dore./abcnews.al