Gazetari i njohur sportiv, Anton Cicani, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Kryeredaktori i Telesport foli për Ilir Dajën te Partizani, si dhe për dënimin e “Demave të Kuq” dhe mbarëvajtjen e merkatos.
“Sot erdhi sinjali i parë nga Ilir Daja. Më vjen mirë që trajneri i Skënderbeut ka dalë hapur për interesimin e Partizanit. Daja është ende në kontratë me Skënderbeun, por tha që është i lumtur të drejtojë Partizanin.
U informova për çështjen e Partizanit dhe ata kanë mundësi të bëjnë merkato gjatë kohës kur çështja është në CAS. Në momentin që del një vendim nga CAS, vendoset dhe e ardhmja./abcnews.al