Aktori britanik Christian Bale ka mahnitur fansat pas humbjes së 35 kilogramë për rolin në filmin e ri. pavarësisht këtij transformimi ai vendosi ta ndalojë dobësimin, sepse ishte e rrezikshme për shëndetin.
“Vazhdimisht e them se i kam dhënë fund kësaj, por tani me të vërtetë mendoj se i kam dhënë fund”, tha Bale.
Për filmin më të ri “Ford vs Ferrari”, Bale kishte humbur 35 kilogramë për rolin e shoferit Ken Miles. Kolegu i tij Matt Damon është i mahnitur me transformimet e tij.
“U argëtova duke e parë atë. Ai ka disiplinën e një murgu sepse u shndërrua nga Dick Cheney në këtë personazh. Ai duhej t’i humbte 35 kilogramë, gjë që nuk është fare e lehtë” tha Matt Damon. /abcnews.al