Chollet bisedon me Kurtin për “zbatimin e menjëhershëm” të Asociacionit

schedule22:33 - 1 Maj, 2023

schedule 22:33 - 1 Maj, 2023

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka pasur një “bisedë shumë të mirë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me takimin e 2 majit mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Chollet tha se kanë biseduar edhe “për rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm” të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Nga ana e kabinetit të Kurtit nuk ka ende ndonjë koment, shkruan REL.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”, shkroi Chollet në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!