Chiesa “djall” kuqezi? Milani befason Fiorentinën me ofertën e fundit

schedule21:19 - 6 Gusht, 2020

schedule 21:19 - 6 Gusht, 2020

Sulmuesi i Fiorentinës, Federico Chiesa, duket se do të largohet nga Firence. Italiani ishte nga një më të mirët për klubin violë këtë kampionat dhe menjëherë ka rënë në radarin e disa nga klubeve më të mëdha të Europës.

Në garë për shërbimet e tij është futur dhe Milani, me drejtuesit e klubit të njohur që kanë gati dhe ofertën për Fiorentinën. Sipas raportimeve të “Tuttosport”, kuqezinjtë janë gati të paguajnë klauzolën e lojtarit, që është plot 60 milionë euro.

Megjithatë, Milani nuk është i vetmi klub i interesuar për 22-vjeçarin, pasi edhe Juventus, Inter e Manchester United e kërkojnë sulmuesin anësor. Madje “Djalli” është i gatshëm të përfshijë në marëveshje dhe Lucas Pauqetan për të bindur drejtuesit e Fiorentinës që të pranojnë ofertën e tyre. /abcnews.al