Chiellini: Pak durim dhe Juventusi rikthehet, mund të jem në Qatar 2022

schedule11:58 - 25 Shtator, 2021

schedule 11:58 - 25 Shtator, 2021

Giorgio Chiellini foli për mediet italiane dhe diskutoi mbi vështirësitë e këtij fillim sezoni te Juventusi dhe mundësinë e pranisë së tij në Botërorin e dhjetorit të vitit të ardhshëm.

“Duhet durim. Në futbollin e sotëm nuk ka durim, nuk ka kohë, por pas një goditjeje të fortë duhet pak kohë që të rimarrësh veten dhe të gjesh ekuilibra të rinj.

Duhet të qëndrojmë në anije edhe gjatë furtunës, më pas gjithçka është e mundur me punë dhe sakrificë. Anija do të rikthehet në port, ndoshta e gërvishtur, por do të arrijë në port.

Pas eksperiencës së mrekullueshme në Kampionatin Europian do të ishte bukur të mos zgjoheshe fare, por unë për fat të keq u zgjova. Botërori? Mund edhe të jem, tani jam mirë, por duhet të mendojmë për të tashmen”, tha kapiteni. /abcnews.al