Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni i ka bërë të gjithë konfuzë me një nga postimet e saj në Instastory.
Tashmë ajo është rikthyer në vendlindje pasi pushoi në Greqi. Pas largimit, gjatë fluturimit për në Itali ajo ka publikuar një foto nga avioni që ka shkaktuar shumë reagime. Teksa i jep “lamtumirën” Greqisë.
34-vjeçarja ka postuar pamje të brigjeve shqiptare përfshirë Vlorën dhe ka i thënë gabimisht “mirupafshim” Greqisë.
Pavarësisht “lapsusit” Chiara nuk e ka fshirë foton, por e ka lënë për orë të tëra në Instastory./abcnews.al