Chiara Ferragni do të prezantojë “Sanremon”, blogerja tha “po” më në fund

schedule12:46 - 21 Qershor, 2022

schedule 12:46 - 21 Qershor, 2022

Ndonëse ia kishin ofruar më herët, Chiara Ferragni ka refuzuar që të prezantonte Festivalin e Sanremos. Por tani, blogerja italiane ka thënë më në fund “po”. Ferragni do të bashkëprezantojë krah Amadeus mbrëmjen e parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos.

“Chiara Ferragni do të hapë dhe mbyllë festivalin mbrëmjet e së martës 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023”, tha Amadeus. Chiara e falënderoi Amadeus në një postim në Instagram: “Faleminderit Amadeus që më deshe pranë teje për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023.

Ferragni në fakt ka qenë në krye të botës së ndikuesve për disa vite. Filloi duke hapur një blog në vitin 2009 “The Blonde Salad” dhe që atëherë pasuria e saj është rritur në mënyrë eksponenciale. Deri më sot, ajo ka një audiencë prej mbi 20 milionë ndjekësve.

Ajo është e martuar me Fedez dhe ka dy fëmijë: Leone Lucia Ferragni dhe Vittoria Lucia Ferragni.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!