Chelsea zgjedh se cili do të jetë zëvendësuesi i Rudiger

schedule22:21 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 22:21 - 23 Dhjetor, 2021

Mbrojtësi Rudiger duket se nuk do të rinovojë me klubin e Chelsea dhe është pranë largimit nga klubi anglez.

Real Madrid duket më afër për të fituar shërbimet e mbrojtësit gjerman dhe për këtë gjë, Chelsea po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Tuchel ka njoftuar drejtuesit e klubit se ai dëshiron transferimin e mbrojtësit të PSG-së, Presnel Kimpembe. Lojtari vlerësohet nga PSG rreth 40 milion euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!