Chelsea nuk heq dorë nga Romelu Lukaku. Klubi anglez ka piketuar sulmuesin e Interit si përforcimin e madh të kësaj vere, ofertat po vijnë në rritje dhe kampionët e Italisë dhe lojtari belg janë drejt “dorëzimit”.
Në ishull shkruajnë se kampionët e Evropës do të ofrojnë 130 milion euro për kartonin e 28-vjeçarit, i cili ka rilindur në Serie A me skuadrën zikaltër. Lukaku e ka shprehur disa herë dëshirën për të qendruar tek Interi.
Klubi italian ndodhet në vështirësi ekonomike dhe 130 milion eurot e ardhura nga Londra janë të vështira të refuzohen. Edhe lojtari potent është afër pranimit të ofertës së Chelsea.
Lukaku përfiton aktualisht 7.5 milion euro neto në sezon, ndërsa në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur 15 ndeshje me Chelsea gjatë viteve 2011-2014, e pret një rrogë prej 13 milion eurosh në sezon. /abcnews.al