Chelsea nuk heq dorë nga sulmuesi francez i Barcelonës

schedule23:00 - 28 Qershor, 2022

schedule 23:00 - 28 Qershor, 2022

Chelsea është një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e sulmuesit francez të Barcelonës. Bëhet fjalë për Ousman Dembele, i cili akoma nuk ka gjetur një marrëveshje me katalanasit për rinovimin e kontratës, teksa pengesë është pjesa financiare.

Sipas “L’Equipe”, blutë e Londrës kanë bërë një ofertë të katalanasit në drejtim të Dembele.

Skuadra e Thomas Tuchel është në kërkim të përforcimeve sulmuese dhe ka identifikuar francezin si një objektiv të mundshëm.

25-vjeçarit aktualisht i skadon kontrata me Barcelonën, teksa dëshira e vetë sulmuesit është të qëndrojë në “Camp Nou”, pasi Xavi Hernandez e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe e shikon të rëndësishëm në formacionin e blaugranave. /f.a/abcnews.al