Chelsea nuk “heq dorë” nga Joao Felix, “blutë” kanë gati planin për ta “rrëmbyer” nga Atletico Madrid

schedule13:18 - 9 Maj, 2023

schedule 13:18 - 9 Maj, 2023

Pas zënkave me teknikun Diego Simeone dhe transferimit të beftë te “blutë” e Londrës, gjatë merkatos së dimrit, duket se Joao Felix nuk e dëshiron më një “rikthimin” tek Atletico Madrid, me “luzitanin” që pëlqehet shumë dhe Presidenti i Chelsea, Todd Boehly, i cili tashmë nuk e do më portugezin në huazim, por ka nisur negocitat për mbajtjen në mënryrë përfundimtare të lojtarit në klub.

Madrilenët kërkojn plot 88 milionë paund për transferimin e plotë të “fantazistit”, por në të njëjtë kohë është gati të huazojë sërish atë, për vlerën e 16 milionë paundëve, mirëpo bordi i Chelsea duket se ka një tjetër plan për të “rrëmbyer” një lojtar si Joao Felix nga Atletico Madrid.

“Blutë” duan shifrën që duan të paguajnë duke përfshirë në marrëveshje “bomberin” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, si dhe anësorin e mbrojtjes, Marc Cucurella, lojtarë këto që janë në listën e të prefereuarve të teknikut Simeone. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!