Chelsea duket se ka gjetur ritmin në Premier League.
Blutë e Londrës kanë fituar 1-3 ndaj Leicester me golat e Chilwell 11′ Havertz 45+ dhe Kovcic 78′, ndërsa vendasit kishin barazuar përkohësisht me Daka 39′.
Kjo fitore e mban skuadrën e Potter në vendin e 10 me 37 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës ata presin Everton.
Fitore ka arritur edhe Tottenham duke mposhtur Nottingam Forest 3-1.
I përhershmi kane realizoi dopietë në minutat 19′ 35′ ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti dhe Son Heung-Min 62′.
Worrall shënoi golin e vetëm për miqtë. Kujtojmë se Ayew gaboi nga pika e bardhë në minutat shtesë.
Ndërkohë në ndeshjen e radhës, skuadra e Contes luan në transfertë përballë Southampton. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/