Reece James gjithmonë e ka bërë të ditur se është shumë i lumtur te Chelsea, duke dërguar vazhdimisht mesazhe dashurie për klubin e tij, por tashmë ka përfunduar në syrin e dy prej klubeve më të mëdha në botë.
Në fakt, sipas asaj që është raportuar nga “Defensa Central”, Real Madrid dhe Bayern Munich janë gati të duelojnë në merkaton e ardhshme për mbrojtësin anësor të djathtë.
Për spanjollët ai është objektivi numër një në atë rol, duke qenë se duan të rinovojnë skuadrën e Ancelottit, ndërsa bavarezët kanë vendosur të fokusohen tek ai për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Benjamin Pavard në drejtim të Interit.
Megjithatë, Chelsea nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga lojtari anglez dhe do të luftojë për ta mbajtur atë në skuadër./h.ll/abcnews.al