Chelsea ka një parakontratë me Nkunku, anglezët gjejnë marrëveshjen me francezin

schedule11:26 - 3 Tetor, 2022

schedule 11:26 - 3 Tetor, 2022

Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku ka nënshkruar një parakontratë me Chelsean, raporton “The Athletic”.

Klubi anglez thuhet se po i paguan skuadrës gjermane një shumë që tejkalon klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh për 24-vjeçarin.

Chelsea po shpenzon një shifër më të lartë për të siguruar paraprakisht nënshkrimin e francezit për të ndalur kërcënimin nga palët e tjera të interesuara. Në moshën 24-vjeçare, Nkunku është gati të bëjë një hap në Premier League. Francezi u shfaq si një nga lojtarët më premtues të akademisë së PSG-së, por duke pasur parasysh cilësinë e sulmit të klubit francez, ai kurrë nuk mori minutat që i nevojiteshin.

Te Leipzig, ai është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë. Në sezonin e tij të parë, ai shënoi pesë gola dhe 15 asistime. Numri i golave të tij arriti në shtatë gjatë sezonin 20/21, por shifrat me të vërtetë u rritën sezonin e kaluar, duke shënuar 35 gola dhe duke regjistruar 20 asistime në 52 ndeshje./ h.ll/abcnews.al