Chelsea i vendos “çmimin”, Kovacic largohet nga “Stamford Bridge” vetëm pas 35 milionë paundëve

schedule11:31 - 3 Qershor, 2023

schedule 11:31 - 3 Qershor, 2023

Me largimin e mundshëm të Ilkay Gundogan drejt “katalanasve” të Barcelona, tekniku Pep Guardiola dhe bordi i “qytetarëve” janë në kërkim të një mesfushori, që mund të bëjë punënë e turko-gjermanit mjaft mirë.

Sipas raportimeve nga mediat britianike, Manchester City i është vënë pas krotatit të mesfushës së Chelsea, me “blutë” që janë gati të kërkojnë minimalisht 35 milionë paund për ish-mesfushorin e Inter e Real Madrid.

Nërkaq, kujtjomë se këtë sezon me fanellën e Chelsea, Mateo Kovacic ka zhvilluar 37 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë vetëm 2 gola e të dhurojë po aq asistime, në një sezon totalisht të dështuar për një lojtar si kroati. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!