Barcelona kërkon që gjatë merkatës së verës të transferojë një sulmues, i cili duhet të udhëheqe skuadrën me gola, dhe për këtë drejtuesit katalanas kanë shfaqur interesimin e tyr epër ish-sulmuesin e Interit, Romelo Lukakun.
Kur flitej se mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para, gjithçka ka ndryshuar, pasi siç duket Chelsea nuk ka ndërmend t’a lëshojë sulmuesin belg.
Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, mohoi çdo thashethem për një largim të mundshëm të Romelu Lukaku-t këtë verë.
“Unë gjithmonë dua që ai të jetë një element i rëndësishëm. Për momentin, ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nuk ka asnjë lojtar që do të largohet për shkak të situatës. Ne kemi nënshkruar me një lojtar të madh, kemi ende një lojtar të madh”, deklaroi gjermani. /f.a/abcnews.al