Chelsea i dhuron sulmues Interit, por ka një kleçkë

schedule11:43 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:43 - 22 Nëntor, 2019

Interi është skuadra e vetme e interesuar deri më tani për shërbimet e Olivier Giroud. Bomberi francez nuk po luan fare te Chelsea dhe me shumë gjasa do të transferohet në janar. Madje, Blutë e Londrës kanë dhënë dritën jeshile dhe janë gati të pranojnë edhe një ofertë modeste prej 5 milionë eurosh.

Interi nuk e ka aspak problem këtë shumë, por kleçka mbetet paga e futbollistit. Giroud kërkon pagë sezonale më shumë se ç’kërkon Chelsea për kartonin e tij.

Kampioni i botës kërkon një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, por Interi nuk ka ndërmend të pranojë një shumë të tillë. Mbetet për t’u parë se çfarë zhvillimesh do të ketë deri në janar, por ky operacion po bëhet shumë i vështirë nga insistimi i Giroud./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!