Chelsea ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyech për sezonin e ardhshëm. “Blutë e Londrës” arritën akordin me Ajax për shumën e 44 milion eurove (40+4 në formë bonusesh) dhe 26-vjeçari maroken do të zbarkojë në “Stamford Bridge” në verë.
Daily Mail raporton se klubi londinez dëshiron të arrijë një tjetër marrëveshje me Ajax. Chelsea pëlqen shumë edhe Andre Onana, portierin e “Harkëtarëve”. Lampard është zhgënjyer nga spanjolli Kepa Arrizabalaga dhe është gati ta zëvendësojë me Onana.
23-vjeçari nga Kameruni është nga pikat më të forta të Ajax dhe ka oferta të shumta nga klube të Premier League. Chelsea ka avantazh faktin që marrëdhëniet me kampionët e Holandës janë shumë të mirë, teksa mund të përdorë edhe Ziyech për të bindur shokun e skuadrës. /abcnews.al