“Chelsea është një klub i madh”, Palmer gati të përballet me të kaluarën: Do të jetë bukur në “Etihad”

schedule20:16 - 13 Shkurt, 2024

schedule 20:16 - 13 Shkurt, 2024

Mund të konsiderohet si një ndër lëvizjet më strategjike, të “Bluve” të Chelsea, në merkaton e transferimeve, të paktën në këto 5 vitet e fundit. “Fantazisti” anglez, Cole Palmer e ka treguar në fushën e blertë, se është i denjë për të kushtuar plot 47 milionë, shifër që iu pagua nga bordi i “Londinezëve”, “Qytetarëve” të Manchester City, skuadër e cila e ka rritur 21-vjeçarin, që nga ekipet zinxhir të moshave.

Këtë fundjavë, “ylli” i sulmit do të provojë për herë të parë, në karrierën e tij, përballjen me të kaluarën, me skuadrën e Chelsea, që do të udhëtojë drejt “Etihad Stadium”, për të sfiduar kampionët në fuqi, të Premier League, me teknikun, Mauricio Pochettino, që do të kërkojë fitoren e parë të madhe, të këtij sezoni.

Një ndër konferencat e para për shtyp, në kuadër të kësaj sfide u zhvillua, mesditën e kësaj të hëne, aty ku Palmer është shprehur se ndjesia do të jetë e bukur, si dhe e çuditshme njëkohësisht, teksa nuk nënvlerësoi as ish-ekipin e tij, teksa vuri në pah vështirënë e madhe, që prezanton transferta e Mançester.

“Do të mundohem të bëj më të mirën ndaj ‘Qytetarëve’, ashtu siç bëj në çdo ndeshje të kampionatit. E di mirë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mezi pres të rikthehem në ‘Etihad’. Do të jetë një ndjesi e  çuditshme, por do bëj maksimumin për fanellën që përfaqësoj në këtë moment. Chelsea është një klub i madh që ka fituar shumë trofe prestigjiozë, tani ka pak presion, por është normale. Tifozët janë gjithnjë shumë kërkues”,- u shpreh supertalenti anglez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!