Chelsea mund të drejtohet nga argjentinasi Marcelo Gallardo.
Klubi londinez ka filluar bisedimet me ish-trajnerin e River Plate, sipas TyC Sports.
Gallardo ka punuar për skuadrën argjentinase nga viti 2014 deri në vitin 2022.
Nën udhëheqjen e tij, klubi fitoi Kampionatin Argjentias, dy herë, Kupën dhe Superkupën e vendit, dhe gjithashtu dy herë u bë fitues i Kupës Libertadores.
Vlen të theksohet se Chelsea ka emëruar Frank Lampard si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Me Gallardo u diskutua opsioni i emërimit në verë. /G.D abcnews.al/