Southampton luajti kundër Burnley ne Premier league, sfidë që përfundoi në barazim 2-2.
Golat për skuadrën e Southampton u shënuan nga dy lojtarë që janë në pronësi të Chelsea.
Armando Broja dhe Livramento janë dy futbollistët që gjetën rrugën e rrjetës duke shënuar dy gola të rëndësishëm. Paraqitja e tyre në këtë ndeshje ka entuziasmuar të gjithë.
Në një postim në Twitter “Saints Live” ka shkruar, “Faleminderit Chelsea. Do t’i mbajmë ne këta lojtarë përgjithmonë, në rregull?”.
🤗 Thanks, @ChelseaFC. We’ll keep them both forever now, okay? pic.twitter.com/xr4juf8L9R
— Saints Live (@Saints_FCLive) October 23, 2021
Një postim që ka marrë shumë pëlqime nga mbështetësit e skuadrës së Southampton. /f.a/abcnews.al