Charles kujton Mbretëreshën Elizabeth: E vështirë të besohet se kanë kaluar 2 vjet nëna ime

schedule14:15 - 2 Prill, 2023

schedule 14:15 - 2 Prill, 2023

Humbja e Mbretëreshës Elizabeth ka shkaktuar një dhimbje të madhe në të gjithë familjen mbretërore. Mbreti Charles përmes një postimi dhe një sërë fotosh në llogarinë zyrtare të pallatit në Instagram ka ndarë disa mendime.

“Është e vështirë të besohet se kanë kaluar dy vjet që kur nëna ime dhe unë mbollëm një pemë në Windsor Great Park për të shënuar nisjen e gjelbër gjelbërimit”, ka shkruar ndër të tjera Mbreti Charles.

 “Ndërsa sezoni i dytë i mbjelljes po i afrohet fundit, dhe me këtë nismë jetike, dëshiroja veçanërisht të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që ndihmuan në mbjelljen e mbi tre milionë pemëve për të krijuar një trashëgimi të qëndrueshme në emër të Mbretëreshës Elizabeth”, shtoi ai.

Përpjekja për këtë nismë filloi për herë të parë në maj 2021 për të shënuar jubileun e ardhshëm të platinit të Mbretëreshës së ndjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!