Futbolli anglez gjatë viteve të fundit është duke lulëzuar më shumë se të gjithë të tjerët. Dobësimi i Barcelonës dhe Real Madrid i ka shkuar për shtat Premier League, e cila për momentin mund të thuhet lehtë se është Liga më e fortë ne botë.
Por jo vetëm kaq sepse edhe Championship, liga e dytë për nga rëndësia në ishull, është një kampionat shumë i bukur, i fortë dhe i ndjekur. Tifozët e zjarrtë, talentet e shumtë dhe paratë e fituara prej të drejtave televizive e shndërron atë në një ligë mjaft interesante, e cila fiton vëmendje edhe jashtë kufijve anglezë.
🗣"The Championship is now a high level competition, it is not the best in Europe as that is the Premier League, but it is much better than many countries Premier Leagues"
Jose Mourinho thinks Joe Rodon is ready to step in for the injured Toby Alderweireld at Tottenham pic.twitter.com/3KViZytQR8
— Football Daily (@footballdaily) November 25, 2020
Në lidhje me të së fundmi ka folur trajneri i Tottenham, Jose Mourinho. Portugezi shprehet se Championship është kampionat i një niveli të lartë tashme dhe e konsideron më të fortë se disa liga kryesore të vendeve të tjera.
“Championship tani është një kompeticion i nivelit të lartë, nuk është më e mira në Europë si Premier League, por është shumë më e mirë se ligat kryesore të shumë vendeve”, u shpreh Mourinho, të cilit shumëkush mund t’i japë të drejtë në lidhje me këtë. /abcnews.al