Champions/ Pritet spektakël në “Metropolitano”, publikohen formacionet e sfidës Atletico Madrid-Borussia Dortmund

schedule20:06 - 10 Prill, 2024

schedule 20:06 - 10 Prill, 2024

Është sfida e duhur për të plotësuar katërshen e çerekfinaleve. Pasi eleminuan, “Zikaltërit” e Inter, favorit për fitimin e trofeut këtë sezon, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid tashmë do të sfidojnë “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, me sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, që do të zhvillohet në “Metropolitano”, të Madridit, që premton spektakël.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Diego Simeone i ka rreshtuar, “Bardhekuqtë” e tij, më formulën e zakonshme, 5-3-2, ku në portë nuk ka se si të mungojë, Jan Oblak e para tij janë vendosur Witsel, Azpilicueta e Gimenez, të cilët ndihmoen nga Lino e Molina, në krahët e mufshës. Treshja e mesfushës përbëhet nga De Paul, Llorente e Koke, ndërsa në sulm janë vendosur Griezmann e Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, tekniku Edin Terzic ka vendosur të përdorë formulën, 4-2-3-1, për “Verdhezinjtë” e tij, ku në portë është vendosur Kobel. Në krahët e mbrojtjes janë Ryerson e Ian Maatsen, me qendrën që mbulohet nga Schlotterbeck e Mats Hummels. Para tyre në mesfushë janë Sabitzer dhe Emre Can, me Adayemi, Nmecha e Sancho, që suportojnë, “bomberin”, Niclas Fullkrug. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: