Mund të quhet edhe një “finale” e parakohshme, në UEFA Champions League, me dy skuadrat më të mira të botës, Real Madrid e Manchester City, që do të përballen, në orën 21:00, në “arenën” spanjolle, të “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së parë, të fazës çerekfinale, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në “kontinentin e vjetër”.
Sa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar në fushë 14 herë fituesit e Champions, me skemën e zakonshme, 4-3-1-2, ku në portë është vendosur ukrainasi, Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Tchouamen e Antonio Rudiger. Në mesfushë janë vendosur Camavinga, Valverde e Toni Kroos, ndërsa para tyre është “ylli” anglez, Jude Bellngiham. Në sulm “kërcehet” samba, me dyshen braziliane, Vinicius Junior-Rodrygo, që do të udhëheqin sulmet e furishme, të “Galaktikëve”.
Në krahun tjetër, Guardiola ka përdorur formacionin 4-1-4-1, për kmapionët në fuqi të Evropës, me portën që do të mbrohet nga gjermani, Ortega. Në krahët e mbrojtjes janë Akanji e Gvardiol, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Jhon Stones. Para tyre është vendosur Rodri, ndërsa në qendër të mesfushës janë Bernardo Silva e Mateo Kovacic, me krahët që mbulohen nga Foden e Jack Grealish, ndërsa në majën e sulmit i vetëm është “vikingu”, Erling Braut Haaland, për të kërcënuar portën “galaktike”. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: