Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të mbrëmjes të cilat janë të vlefshme për grupet e Champions League.
Anglezët e Newcastle kanë mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave, duke befasuar PSG-në.
Nga ana tjetër, sfida mes Dortmund dhe Milan është mbyllur në barazimin 0-0 në intervalin e parë kohor. Barcelona ka shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli falë Ferran Torres. Ashtu si katalanasit, kanë bërë të njëjtën gjë edhe “qytetarët” e Manchester City, ku falë Foden do të futen në pjesën e dytë në avantazhin e një goli.
Celtic dhe Lazio e kanë mbyllur pjesën e parë në rezultatin 1-1, ndërsa Crvena kryeson me një gol ndaj Young Boys./h.ll/abcnews.al