Champions League/ Napoli sfidon “homologët” spanjollë, “Topçinjtë” e Arsenal duan mrekullinë në “Do Dragao”

schedule11:16 - 21 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 21 Shkurt, 2024

Nga Isildo Musta

Nuk mund të kishte mbyllje më spektakolare, të raundit të parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen dy sfidat e fundit, të vlefshme për xhiron e parë, me “Topçinjtë” e Arsenal, që do të sfidojnë “Dragonjtë” portugezë të Porto, ndëra Barça do të “përplaset” në “Diego Armando Maradona”, me kampionët në fuqi të Italisë, Napoli.

Kështu, në “Estadio Do Dragao”, djemët e teknikut Mikel Arteta do të kërkojnë vijimin e një ecurie spektakolare, prej 5 fitoreve radhazi në Premier League, ku në total kanë arritur të shënojnë plot 21 gola dhe të pësojnë vetëm 2, duke treguar forcën e tyre edhe ndaj skuadrave si Liverpool apo West Ham, me “Të Kuqtë”, që i mundën me rezultatin 3 me 1, ndërsa me “Çekanët” luajtën “tenis”, duke i mundur me shifrat 6-0.

Arsenal vjen pas plot 7 vitesh mungesë në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, teksa do të kërkojë me ngulm, një biletë çerekfinaleje të këtij kompeticioni, gjë të cilën nuk e arrin, që prej 14 vitesh, ku asokohe eleminohej nga “Katalanasit” e Barcelona, teksa këtë sezon do të kenë shansin më të mirë, për të vazhduar më tej, teksa përballë tyre kanë një skuadër si Porto.

Megjithatë, në “ferrin” portugez mund të jetë një tjetër histori. “Topçinjtë” nuk kanë një rekord të mirë në transfertat evropiane, teksa në 11 sfidat e luajtura jashtë, në sfidat e fazës të 1/16-ve ose më tej ka arritur të regjistrojë vetëm 1 fitore, si dhe 2 barazime e 8 humbje, ku në të shumtat e rasteve i kanë “zgjidhur” përballjet, në sfidat në “shtëpi”, me fitore të thella, sidomos kur këto sfida kanë qenë ato të kthimit.

Mirëpo, pavarësisht statistikave, duket se djemtë e teknikut, Mikel Arteta janë më në formë se portugezët, me Saka, Martinelli, Odegaard, Rice e Kai Havertz, që pritet të tentojnë gjatë gjithë kohës portën e Diogo Costa dhe të vënë jo pak në vështirësi, “veteranin”, Pepe, me këtë të fundit, që këtë edcion të UEFA Champions League vendosi rekordin si lojtari më i vjetër, në këtë kompeticion, në moshën 41-vjeçare.

Ndërkaq, sa i përket përballjeve “kokë më kokë”, Porto e Arsenal janë përballur plot 7 herë në historinë e tyre, ku në “Do Dragao”, “Topçinjtë” nuk kanë regjistruar asnjë fitore, duke u mundur 2 herë e duke barazuar vetëm 1 herë, ndërsa në “Emirates Stadium” është një tjetër histori, me “gjigantët” e futbollit anglez, që kanë arritur të fitojnë të 4 sfida, duke shënuar në total plot 13 gola e duke pësuar vetëm 1.

Në krahun tjetër, kampionët në fuqi të Italisë presin në “Diego Armando Maradona”, “homologët” spanjollë, me “Blutë” e Napoli, që mbrëmjen e kësaj të mërkure përballë do të kenë “Katalanasit” e Barcelona, në një sfidë sa spektakolare, aq edhe delikate, sidomos për teknikunt e “Blaugranave”, Xavi Hernandez, i cili është praktikisht me “një këmbë” jashtë stoli të kampionëve në fuqi të Spanjës.

Napoli vjen me “risi”, teksa në pankinën e “gjigantëve” italianë, nuk do të jetë më Ëalter Mazzari, me këtë të fundit, që u zëvendësua vetëm 2 ditë më parë, nga tekniku i Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, teksa për këtë të fundit ardhja në jugun e Italisë, konsiderohej si një rikthim, por këtë herë akoma më i bukur, teksa në organikë ka “yje” si Kvicha Kvaratskhelia e Victor Osimhen pa llogaritur këtu Zielinski e Anguissa në mesfushë.

Megjithatë kualiteti nuk mungon as te “Blaugranat”, me sulmin që përbëhet nga Vitor Roque, Lewandowski, Raphina e Lamine Yamal, mesfusha me “yje” si Pedri, Frenkie de Jong e Ilkay Gundogan, mbrojtja nga Joao Cancelo, Jules Kounde e Ronald Araujo, ndërsa në portë pritet të jetë Ter Stegen, megjithatë pavarësisht emrave Barça nuk është se ka patur shumë “fat”, në transfertat evropiane, të paktën këto vitet e fundit.

Prej 7 vitesh tashmë, Barcelona nuk njeh fitore në transfertat evropiane, teksa kanë barazuar në 4 raste dhe kanë humbur vetëm 1 sfidë, ndërsa në dy edicionet e fundit, të UEFA Champions League, nuk arritën as të kalonin fazën e grupeve, teksa sezonin e shkuar u pozicionuan në vendin e 3-të, duke kaluar në Europa League, ashtu siç ndodhi në sezonin 2021-2022, ku në të dyja ishin “viktima”, të “Bavarezëve” të Bayern Munich.

Ndaj Napoli, “Katalanasit” shpresojnë të gjejnë fitoren e madhe, teksa e fundit ishte në sezonin 2015-2016, ku në “Emirates Stadium”, Barcelona mposhte skuadrën e Arsenal, me rezultatin e pastër 2 me 0, ku padyshim autori i dopietës ishte 8 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, mirëpo kohët kanë ndryshuar, teksa edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure pritet një përballje e madhe e napoletanëve vendas.

Ndërkaq, sa i përket përballjeve “kokë më kokë”, Napoli e Barcelona janë përballur plot 8 herë në historinë e tyre, ku në “Diego Armando Maradona”, Barcelona ia ka dalë vetëm në dy raste, ku fitoret kanë qenë jo pak të thellë me rezultatet, 0 me 4 e 2 me 4, me dy sfidat e tjera që janë mbyllur me barazim ose fitoren e italianëve, ndërsa në Spanjë, Barça ka fituar 3 nga 4 sfidat e zhvilluara, duke shënuar në total 11 gola e pësuar vetëm 3, teksa sfida tjetër është mbyllur në barazim. /i.m /abcnews.al