Champions League/ Luhet gjithçka në “grupin e ferrit”, Porto sfidon Shakhtar Donetsk për kualifikimin në fazën tjetër

schedule09:56 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 13 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit të 8 sfidave të para, të xhiros së 6-të e të fundit, të fazës së grupeve, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Champions League mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen edhe 8 përballje të tjera, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht 16 ekipet që do të kalojnë në raundin më të nxehtë të kompeticionit, ato të përballjeve “kokë më kokë”.

Këtë të mërkurës, gjithçka do të startojë në orën 18:45, me përballjet e grupit G, ku “Qytetarët” e Manchester City  dhe “Demat” gjermanë të RB Leipzig, respektivisht të kualifikuar si vendi i parë dhe i dytë në këtë grup do të përplasen me skuadrat e Young Boys e Crvenza Zvezda, në sfida ku trajnerët do të kenë mundësi të tentojë skema të reja, për skuadrat e tyre, të cilat mund të rezultojë goxha produktive.

Në orën 21:00 do të nisin edhe 6 përballjet e tjera, ku padyshim fokusi i të gjithë futbolldashësve është në grupin F, aty ku “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të presin në “Signal Iduna Park”, “gjigantët” francezë të PSG, ndërsa “Djajtë” e Milan do të udhëtojnë drejt “St. James’ Park” për t’u përballur me “bardhezinjtë” e Neëcastle, përballje këto, tejet decizive për të ardhmen e këtyre skuadrave, si në këtë kompeticion, por edhe në UEFA Europa League.

Në grupin E, “tulipanët” e Feyenoord do të udhëtojnë drejt Gllasgout, aty ku në “Celtic Park” i presin “Tërfilat” e Celtic, në një përballje me asnjë lloj rëndësie, me holandezët, që e kanë “blinduar” vendin e 3-të në grup, me 6 pikë, ndërsa skocezët ndodhen në vendin e fundit me 1 pikë. Interesante pritet të jetë përballja tjetër e këtij grupi, mes Atletico Madrid e Lazio, me dy skuadrat që luftojnë për vendin e parë të këtij grupi, në mënyrë që të shmangin, një kundërshtar serioz, në raundin tjetër.

Në grupin e fundit, grupin H, belgët e Antëerp, skuadër pjesë e së cilës është edhe “legjionari” i Kombëtares, Arbnor Muja do të presë në “Bosuilstadion”, “Katalanasit” e Barcelona, përballje kjo me aspak vlerë, me “Blaugranat” që e kanë siguruar vendin e parë në grup, ndërsa belgët ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ndërkaq, spektakolare pritet të jetë përballja tjetër e këtij grupi, ku “Dragonjtë” portugezë të Porto do të presin në “Estadio do Dragao”, ukrainasit e Shakhtar Donetsk, me të dyja skuadrat që kanë nga 9 pikë dhe do të luftojnë deri në fund për kualifikimin. /i.m /abcnews.al