Champions League/ Gyokeres “turpëron” Manchester City, Ruben Amorim fiton betejën e parë me spanjollin Guardiola

schedule23:05 - 5 Nëntor, 2024

schedule 23:05 - 5 Nëntor, 2024

Është përballja e parë, e cila pritet të pasohet me shumë të tjera.

Tekniku Ruben Amorim ka udhëhequr skuadrën e tij Sporting Lisbon në një triumf të madh 4-1, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, duke mundur taktikat e spanjollit Pep Guardiola, vetëm pak kohë para se të afirmohet si tekniku më i ri i “Djajve” të Manchester United.

“Luanët” e Lisbonës arritën të shënonin plot tri herë në portën e Ederson, duke përmbysur golin e Phil Foden të realizuar që në minutën e 4’-t.

Protagonisti absolut i fitores “luzitani” ishte padyshim “bomberi” suedez, Viktor Gyokeres, i cili realizoi një tripletë, duke e çuar në 23 numrin e golave për këtë sezon në vetëm 17 ndeshje, ndërsa golin tjetër të triumfit e shënoi sulmuesi uruguajan Maximiliano Aruajo, për të ngjitur kështu skuadrën e tij në vendin e 2-të të renditjes me 10 pikë, ndërsa City mbetet në vendin e 6-të me 7 pikë.

Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes Monaco triumfoi 0-1 në transfertën e Bologna, Borussita Dortmund mundi minimalisht 1-0 austriakët e Strum Graz, ndërsa Celtic thelloi krizën e Leipzig në Champions, duke i mundur me shifrat 3-1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!