Champions League, formacionet zyrtare të dy sfidave/ Lazio kërkon me patjetër pikë, Antwerp i Mujës kundër Shakhtar

schedule17:47 - 28 Nëntor, 2023

schedule 17:47 - 28 Nëntor, 2023

Lazio do  të presë në shtëpi skuadrën e Celtic në orën 18:45. Skuadra e kryeqytetit italian kërkon me patjetër fitoren përballë skuadrës skoceze, me qëllim për të luftuar për dy vendet e parë të grupit.

Lazio ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Celtic në vendin e fundit me 1 pikë. Elseid Hysaj e nis nga stoli këtë sfidë.

Sfida tjetër e kësaj ore do të jetë ajo mes Shakhtar Donetsk dhe Antwerp. Skuadra ukrainase ndodhet në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Antwerp i sulmuesit tonë shqiptar, Muja, ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë./h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare

Lazio-Celtic

Shakhtar Donetsk-Antwerp